×
Secondary Adv

10 destinacionet me te mira dimerore Europiane

Share on Google+

Pushimet dimërore janë po aq të bukura sa ato verore, gjithçka që duhet është përzgjedhja e destinacionit të duhur për të përjetuar bukuritë e kësaj stinës.

 

Për të përjetuar pushime të vërteta dimërore padyshim ju duhet të zgjidhni një destinacion ku kjo stinë pasqyrohet më së miri, pra një vend me dëborë, ku atmosfera e festave shfaq përjetime magjike. Për të mos shkuar shumë larg kemi preferuar të përzgjedhim disa destinacione Europiane, në të cilat mund të gjendet gjithçka, që nga dëbora tek argëtimet dhe atmosfera festive në tregjet e Krishtlindjeve si dhe zbukurimet e shumta nëpër qytete. 10 qytetet Europiane ku mund të përjetoni më së miri stinën e dimrit dhe periudhën e festave, gjenden të renditura më poshtë.      

 

Islanda 

Islanda ofron një shumësi ujëvarash, pishinash termale, male të mbuluara me dëborë, plazhe me rërë të zezë, vullkane si dhe mundësi për të parë nga afër balenat. Ky vend është padyshim i njohur për pishinat termale që gjenden në natyrë të cilat janë padyshim një eksperiencë mahnitëse, por nëse ndodheni në Islandë mos harroni të vizitoni vendodhjen më të njohur turistike, Lagunën Blu. 

Finlanda 

Finlanda është një vend ku gjithnjë mund të gjeni borë në dimër, ushqimi është mjaft i shijshëm dhe njerëzit shumë miqësorë. Vizitoni me patjetër Lapland, Reindeer, si dhe pyjet e pafundme dhe do të përjetoni gjëra që mendonit se mund ti shikonit vetëm në një kartolinë krishtlindjesh.

Suedia 

Suedia është një nga vendet më të përkryera për tu vizituar gjatë sezonit të dimrit, dhe padyshim është destinacioni i përkryer për të përjetuar më së miri  motin e ftohtë përmes bardhësisë së dëborës. Ka përzierje perfekte të aktiviteteve të brendshme, dhe ofron gjithashtu një mori formash argëtuese për një sezon të ftohtë pushimesh.

Danimarka 

Mund të jetë ftohtë jashtë, por Danimarka është një nga destinacionet më të mira të pushimeve dimërore në Evropë. Danimarka është një nga vendet më të mira për tu vizituar në dhjetor pak para Krishtlindjeve, kështu që ju mund të shijoni tregjet e Krishtlindjeve, ushqimin e Krishtlindjeve dhe një mori traditash magjike.

Franca 

Paris është një destinacion jo shumë i kushtueshëm për shumë udhëtarë nga e gjithë bota, dhe patjetër duhet të jetë pjesë e listës së destinacioneve më të preferuara për tu vizituar në periudhën e dimit. Edhe pse dimri ndoshta nuk është koha e vitit ku mund të keni piknikë klasikë përgjatë Seine, por është një sezon i mirë për të eksploruar qytetin. Champs Elysées janë ndriçuar në dritat festive, pistat e patinazhit janë hapur në të gjithë qytetin dhe shumë tregje të Krishtlindjeve ju ftojnë për të blerë disa dhurata të Krishtlindjeve.

Gjermania 

Gjermania në dimër mund të jetë një lumturi e vërtetë. Imagjinoni rrugicat e mbuluara me borë, oxhaqet me avull dhe aroma e ëmbël e verës, që vjen nga një prej shumë tregjeve të Krishtlindjeve që hapet pothuajse në çdo qytet gjerman në dhjetor. Definitivisht një domosdoshmëri për vendet që do të vizitohen në Evropë këtë dimër.

Republika Ceke 

Ka aq shumë për të parë dhe për të bërë në Pragë, kryeqytetin e Republikës Çeke, sa është e pamundur të arrini ti vizitoni në një udhëtim të vetëm. Kështjella e Pragës nuk është një kështjellë e zakonshme, është një kompleks i tërë. Ka disa ndërtesa dhe rrugë për të eksploruar, duke përfshirë katedralen, dhe secila e hapur në kohë të ndryshme.

Austria  

Një qytet përrallor në çdo kohë të vitit, me shtimin e dritave zbukuruese të ndezura dhe pemëve të dekoruara bukur, Salzburgu bëhet një vend i mrekullueshëm në muajt e ftohtë të dimrit duke u shndërruar një nga vendet më të mira për të udhëtuar në Evropë gjatë dimrit. Nëse udhëtoni në Evropë në dimër, ju nuk do të jeni në gjendje t'i rezistoni bukurisë së tregjeve të Krishtlindjeve që shfaqen në rrugët e Salzburgut në fund të nëntorit.

Zvicra 

Zvicra njihet për alpet e saj madhështore, dhe stina e dimrit është e përkryer për ti parë ato mrekullisht të mbuluara me dëborë. Periudha e dimrit lidhet edhe me festat dhe ky vend është i mbushur me tregje Krishtlindjesh, evehnte festive Krishtlindjeve, si dhe zbukurime të shumta festive, që e kthejnë këtë vend në magjik.

Italia 

Italia është një destinacion fantastik për tu vizituar në çdo kohë të vitit, duke përfshirë edhe në dimër. Qytete të mëdha si Roma, Firence, Milano ose Napoli kanë një kombinim të madh të aktiviteteve kulturore dhe zbavitëse, si dhe padyshim ofrojnë argëtim dhe atmosferë festive në këtë periudhë kaq të bukur të vitit.


Më të lexuarat